Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me banorët e komunave Balldren, Blinisht dhe Shën Koll të Lezhës. Në fjalën e saj zonja Topalli e cilësoi si një ditë historike miratimin me unanimitet të paketës të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ndërsa sulmoi kryesocialistin Rama, duke i thënë se ai ishte i vetmi qe nuk e përshëndeti këtë paketë.

Jozefina Topalli: “Të gjithë kanë uruar, por unë e di se ju të gjithë e keni kujtuar se një individ nuk e ka përshëndetur dje votimin nga Kuvendi i Shqipërisë me unanimitet të paketës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ky ishte Edvin Rama. Unë nuk njoh një njeri që të ketë më të fortë dimensionin e sekserit, sesa kryetari i bashkisë së Tiranës. Dispeçer i korrupsionit për lejet e ndërtimit, dispeçer i korrupsionit për korruptimin e mediave, dispeçer i korrupsionit për të korruptuar po të ishte e mundur edhe shpirtrat e shqiptarëve.”

Më tej kryeparlamentarja ka përmendur arritjet e qeverisë dhe reformat, duke thënë se në këtë mënyrë Shqipëria po ndryshon dhe se shqiptarët kërkojnë vazhdimin e ndryshimit./tvklan.alGazetare: Erjona Rafti