Vihet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar tragjedia e Euripidit “Trojanët”. E ndërtuar dhe e shfaqur në skenën e Butrintit në muajin korrik, vepra ngjitet edhe në skenën e madhe të teatrit Kombëtar për publikun kryeqytetas.

Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktores së popullit Margarita Xhepa dhe aktorët Rajmonda Bluku, Guilem Radoja, Luiza Xhuvani, Marjeta Larja, Ema Andrea, Neritan Liçaj etj, si dhe me regji të regjisorit grek Vangelis Theodorpolos, tragjedia “Trojanët” është mirëpritur dhe duartrokitur nga spektatorët të cilët e kanë ndjekur atë me interes.

“Trojanët” është e para vepër e antikiteti që vihet në 60 histori të teatrit Kombëtar.

Drejtori Kristaq Skrami për më tepër tregon:

Kristaq Skrami: “Pas prezantimit dinjitoz që bëri trupa e teatrit Kombëtar me “Trojanët” në Butrint dhe jehonës që pati kjo. Plus dhe jehonës që patëm nga festivali Vrios në Athinë. Çelëm sezonin dhe shoh që ka mjaft interes për këtë shfaqje.”

Tragjedia “Trojanët” shkruar nga Europidi është vënë në skenë për herë parë në vitin 415 p.e.s në Greqinë e lashtë. Drama përshkruan momentin ekstrem të tragjedisë, ku burrat kanë vdekur të gjithë dhe gratë e Trojës pasi dorëzojnë trupat e bashkëshortëve, djemve apo vëllezërve të tyre persin me ankth fatin. Tashmë në duart e fituesve të luftës.

Tragjedia merr fill me fundin e luftës së Trojës, ndërsa mbyllet me djegien totale të saj nga grekët./tvklan.al