Sistemi hekurudhor në Shqipëri tashmë i përket të shkuarës, e më saktë periudhës komuniste. Në atë kohë trenat çekosllovakë ishin krenari e Shqipërisë të para viteve ‘90. Ndryshimet në kohë e zëvendësoi transportin hekurudhor me atë automobilistik.

Treni i fundit ekzistues në Shqipëri duket se e ktheu pas në kohë moderatorin e emisionit “Opinion”. “Im atë më ngrinte në dritare për t’u futur brenda dhe për të zënë vendin,” kështu ka thënë Blendi Fevziu teksa kujton trenat e tejmbushur me pasagjerë që shtyheshin dhe ziheshin për të zënë një vend.

“Sistemi i transportit të pasagjerëve ishte i gjithi me trena. Trenat u shtrinë në të gjithë Shqipërinë ato lidhnin zonat kryesore minerare me Portin e Durrësit, e cila ishte qendra e hekurudhave shqiptare. Thuajse për 40 e ca vite hekurudhat ishin një lloj krenarie Shqipërisë komuniste, por dhe mjeti i parë dhe i vetëm i transportit në Shqipëri. Si fëmijë mbaj mend që si në stacionin e Tiranës si në stacionet e tjera im atë më ngrinte në dritare për t’u futur brenda dhe për të zënë vendin, sepse vendi nuk ishte me numër, gjithsecili mund të futej ne tren. Shpesh herë treni ishte i stërmbushur, pra jo vetëm pjesën e sendileve, por edhe pjesët midis tyre. Madje edhe vagoni i mallrave ishte i mbushur plot. Nga Tirana në Durrës shkonin plazhistët, nga Tirana drejt Pogradecit drejt Vlorës, Shkodrës dhe vendeve të tjera, pra destinacioneve të tjera të Shqipërisë”, tregoi gazetari./tvklan.al