Një javë pasi i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë gjatë një mitingu në Pensilvani, kandidati republikan për president, Donald Tramp ka deklaruar se askush nuk e kishte paralajmëruar për rrezikun.

Në një intervistë për “Fox News” që do të shfaqet e plotë të hënën, në krah edhe të kandidatit të tij për zëvendëspresident, Trump theksoi se shërbimet e sigurisë kishin gabuar.

“Askush nuk e përmendi atë, askush nuk tha se kishte një problem. Unë do të kisha pritur për 15, ata mund të kishin thënë le të presim për 15 minuta, 20 minuta, 5 minuta, diçka. Askush nuk tha. Mendoj se ishte gabim.”

Më tej, Trump hodhi dyshime edhe për mënyrën e reagimit të shërbimeve të sigurisë ndaj paralajmërimeve që mbështetësit e tij kishin bërë për praninë e Thomas Matthew Crooks në çatinë e ndërtesës prej dhe nga qëlloi me armë.

“Si u ngjit dikush në atë çati dhe pse nuk u raportua? Sepse njerëzit e panë që ai ishte në çati. Ju kishit “Trumpers” duke bërtitur, gruaja me këmishë të kuqe, ajo po bërtiste, “ka një burrë në çati” dhe më pas njerëzit e tjerë thanë, “është një burrë në çati që ka një armë” dhe kjo ishte pak para se të dilja në skenë.”

Trump mbajti të shtunën edhe takimin e tij të parë elektoral në Miçigan që pas atentatit dhe nominimit nga Konventa Republikane si kandidat për president.

Tv Klan