Java e parë e Premier League nisi me fitore te pretendentët. Manchester United, Liverpool dhe Arsenal morën 3 pikët e parë përballë kundërshtarëve të tyre.

Kampionati anglez nisi me sfidën Manchester United – Fulham. Vendasit vuajtën jo pak përballë një kundërshtari të lehtë në letër. Goli i fitores u realizua në minutën e 87’ me anë të Zirke, i cili debutoi me ekipin nga stoli.

Liverpool pas një pjesë të parë apatike ndaj të rikthyerve në Premier League, Ipswiç, realizoi dy gola në pjesën e dytë.

“The Reds” thyen kështu tabunë kur prej vitesh nuk e fitonin ndeshjen e parë të kampionatit. 3 pikët i siguruan nga Diego Zhota e Muhamed Salah. Kjo fitore i jep besim trajnerit të ri Arne Slot, i cili nuk bëri asnjë transferim gjatë merkatos së verës.

Havertz e Sakai i dhanë fitoren Arsenalit, ku përballë në këtë start kishin Wolves.

Shorti ka rezervuar përplasje të fortë që në javën e parë. Të dielën në orën 17:30 kampionët e Manchester City udhëtojnë në Londër, ku përballë do të kenë Chelsea.

Klan News