I frymëzuar nga një lojë kompjuterike që luante në shtëpi një i ri në Turqi ka dalë në rrugë me sëpatë dhe thikë në dorë dhe ka sulmuar personat që ka hasur.

Arda Küçükyetim mësohet se ka imituar një personazh të një loje kompjuterike dhe ka veshur një helmetë dhe jelek antiplumb.

Më pas ka dalë nga shtëpia dhe ka goditur me thikë pesë persona që ishin ulur në kopshtin e një xhamie, duke lënë dy në gjendje kritike për jetën.

18-vjeçari filmoi sulmin e rëndë përmes telefonit të tij ndërsa qëllonte persona të rastësishëm.

Ka qenë një efektiv policie ai i cili ka vënë re ngjarjen e rëndë dhe ka ndërhyrë. Autori fillimisht ka tentuar të arratisej, por është kapur nga policia. Hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë.

Klan News