Aktorët e njohur të humorit Julian Deda dhe Gentian Zeneli ishin në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë për të dorëzuar dhuratat, të cilat televizioni Klan i dha në natën e ndërrimit të viteve përmes emisionit kutia në shumën prej 2000 eurosh.

Gentian Zeneli:Sipas projektit që ne kishim për darkën e vitit të ri, pra mbrëmjen që zhvilluam në televizionin Klan e cila të shihte sa më sociale dhe të ishte sa më e gjendur pranë shqiptarëve. Ideja ishte që te kutia e fundit të fitohej një çmim një super Premium dhe ti bëhej dhuratë pikërisht këtij institucioni. Unë do gjej rastin të falënderoj edhe zotin Enkel Demi për bashkëpunimin,gjithë organizatorët e kutisë, drejtuesit e televizionit Klan të cilët e mirëpriten menjëherë videon që kishim unë e Juli për të bërë një dhuratë të tillë.”

Julian Deda:Pikë së pari do t’i uroja gëzuar të gjithë këtyre banorëve të kësaj shtëpie sepse këta janë në thonjëza ta quajmë kështu disa njerëz të lënë mënjanë dhe pikërisht për këtë arsye ishte dhe ideja që ne ti dhuronim diçka për arsye se viti i ri vjen për të gji9thë nuk vjen vetëm për ne që jemi nëpër shpija me familjen dhe me të afërmit, vjen dhe për këta njerëz që nuk i kanë njerëzit e tyre të dashur afër fatkeqësisht.”

Vetë banorët e kësaj shtëpie shprehin mirënjohjen  për dhuratat të cilat bënë që këta të moshuar të mos e ndjejnë vetminë apo mungesën e njerëzve të afërt.

“Kjo për ne është një dhuratë pothuajse që neve nuk kemi si tua shpërblejmë juve. Aq më tepër ne jemi 3 veta këtu në dhomë edhe nuk kemi pasur televizor tashi neve që u bëmë me një televizor në sajë të kujdesit tuaj.”

“Faleminderit shumë Klanit, ta kalojnë të gëzuar, këtë vit të jeni plot me suksese dhe jam shuam e lumturuar që unë kam parë dhe televizor me sy në këtë shtëpinë e të moshuarve.”

5 televizor me ngjyra, kondicioner, aparat fotografik dhe një kamera ishin dhuratë për banorët e azilit në Tiranë duke ua bërë ditët këtyre banorëve akoma edhe më të lumtura. Mirënjohje për kujdesin dhe vëmendjen e treguar ndaj këtyre banorëve  shprehu dhe drejtori i shtëpisë së këtyre ët moshuarve Resul Domi.

Resul Domi:Natën e ndërrimit të viteve ne patëm prezent televizionin Klan e cila Kutinë e Fundit ja dedikoi shtëpisë së moshuarve, shtëpisë sociale këtu në Ali Dem. Më lejoni në emrin tuaj, në emër të stafit dhe timin personal, t’i uroj këtij televizioni punë të mbarë për vitin 2009, suksese dhe vlerat që ka ti shumëfishoj. Faleminderit dhe për dhuratat që ka sjellur, janë dhurata funksionale të domosdoshme, më tepër vlerësoj kohën që na keni kushtuar për këtë kategori të popullatës.”

Edhe pse nata e ndërrimit të viteve ka kaluar atmosfera e festës në azilin e pleqve akoma ndihet dhe kjo falë dhuratave të televizionit Klan./tvklan.al