Një spektakël ndryshme me shumë ritëm, kolorit personazhesh dhe të papritura, një kabaret që do të shkrijë së qeshuri shqiptarët do të nisë së shpejti në TV Klan. Audicioni për elementët e këtij show televiziv është në kulmon e punës, ndërsa organizatorët Genti dhe Juli zbulojnë linjën dhe vlerën e spektaklit.

Gentian Zeneli: “Linjakryesore e programit do të jetë kabaretë, pra do të jetë humori në skenë, do ketë edhe nënlinja të tjera të cilat shkojë paralel me spektaklin. Prioritet po i jepet anës spektakolare, po i jepet prioritet heqjes në maksimum të banalitetit, po mundohemi të ndërtojmë personazhe të cilat vijnë nga çdo fushë dhe nga çdo shtresë shoqërore, si nga më të varfrit deri nga më të pasurit, si nga zanatet më të rëndomta deri te zanatet më të mira, për t’i dhënë kolori, për të krijuar një mozaik personal i cili të jetë interesant për syrin e publikut. Do jetë më ritmik, do jetë më aktiv si spektakël, do jetë, kuptohet energjia do të jetë më e madhe.”

Julian Deda: “Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë 2 spektakle të tilla, ose më mirë të ketë edhe një tjetër, jo vetëm për spektatorët, por edhe për aktorët, krijuesit që të fillojnë ta ndiejnë veten të vlerësuar apo si të thuash jo të ngujuar në një vend. Çdo gjë do jetë ndryshe, do të jetë e performuar ndryshe dhe kjo mbase edhe njerëzit si të thuash, si çdo gjë e re njerëzit i tërheq.”

6 ditë nga nisja e audicionit prurjet më të mira kanë nisur nga puna ndërsa organizatorët Genti dhe Juli në një frymë bashkëpunuese më shumë se përzgjedhëse po zbulojnë elementët pikantë.

Gentian Zeneli: “Ka pasur prurje, të cilat disa na duken interesante dhe mendoj që do t’i shërbejnë shumë spektaklit, ajo që po na habit është që po vijnë njerëz të cilët nuk është e thënë të kenë mbaruar akademinë e arteve, po vijnë njerëz të cilët duan ta provojnë.”

Julian Deda: “Audicionet vazhdojnë në mënyrë të vrullshme, po vijnë njerëz pa dallim race, feje, krahine, ideje. Përparësi do t’i japim elementit femëror sepse ky spektakël nuk duhet të krijojë përshtypjen që bëhet vetëm nga meshkujt, ky është një audicion bashkëpunues, pra ai vjen, thotë diçka, ne i japim një sugjerim,ai mund të largohet për çerek ore vjen prapë ose mund të vijë nesërmen prapë. Gjithmonë dyrt janë të hapura, nuk po bëjmë thjesht një konkurs, ky nuk është një konkurs. Ky është për të gjetur një element mirë.”

Por detajet do të përbëjnë edhe kripën për një spektakël të dëshiruar humori, i cili do të ketë të gjithë elementët, por jo në një kohë pafund. Skena do të jetë për të rinjtë ndërsa Genti dhe Juli do të jenë moderatorë dhe aktorë.

Julian Deda: “Juli dhe Genti do ët jenë aty sa herë të jetë nevojë spektakli, në qoftë se ajo dyshe apo ai person nuk ka nevojë për mua apo për Gentin unë e Genti nuk do jemi, pra ne jemi gjithkund dhe askund.”

Data e premierës në ekran nuk zbulohet, por punët janë në rrugë të mbarë.

Gentian Zeneli: “Klani ka marrë përsipër çdo gjë dhe po punohet me të gjitha forcat për ët realizuar, skenografia është ndërtuar, është  rrëmujë e madhe, por po ecën, avash avash po ecën përpara.”/tvklan.al