Një sondazh rinor në suplementin e gazetës “Telegraf” ka përcaktuar me anë të votave të lexuesve më të mirët për vitin 2008 në disa fusha.

Kështu aktori më i mirë është shpallur Julian Deda, ndërsa politikani i ri më i mirë, Gerti Bogdani.

“Si ndihet një i panjohur, i cili merr një vlerësim pozitiv nga ajo që quhet juria e vërtet?”

Julian Deda: “Ë faleminderit. Një i panjohur në këtë rast ndihet i njohur”.

Gert Bogdani: “Shqipëria sot ka shumë sfida. Politika shqiptare ka sot shumë sfida, sfida të cilat besoj ne mund t’i përballojmë me energjitë që kemi. Ajo që është e rëndësishme është që duhet të sjellim energji të reja dhe mentalitete të reja. Duhet të bëjmë kujdes sepse duke qenë një brez i ri duhet të jemi një brez ndryshe dhe ashtu siç dita nis me ne, ashtu edhe Shqipëria duhet të vazhdojë të ndryshojë me ne.”

Sportisti më i mirë për 2008-tën është votuar peshëngritësi Erkand Qerimaj, ndërsa grupi më i mirë muzikor, “Djemtë e detit”.

Të rinjtë kanë votuar në këtë sondazh edhe për mjedisin më të mirë argëtues në Tiranë.

Votimi për këtë sondazh është kryer në një hark kohor prej pesë muajsh./tvklan.al