Trenat ishin mjeti më i përdorur i transportit për të gjithë shqiptarët që i përkisnin periudhës komuniste. Një prej makinistëve të viteve 1983 në një intervistë për emisionin “Opinion” tregon historinë e profesionit të tij të cilin e ushtron për rreth 41 vitesh.

Veç vështirësive në punë ai tregon dhe një ngjarje e cila i është ngulitur thellë në tru, kur shpëtoi jetën e një vogëlusheje e cila ishte futur poshtë shinave të trenit.

Makinisti Gjovalin Thana: 41 vite karrierë kam patur momentin më të vështirë që shpëtova jetën e një fëmije, m’u fut poshtë shinave.

Blendi Fevziu: U fut fëmija poshtë shinave?!

Makinisti Gjovalin Thana: Po.

Blendi Fevziu: Si e shpëtove?

Makinisti Gjovalin Thana: Po fati i saj që kalova përnjëherë dhe ndalova.

Blendi Fevziu: Dhe nuk e preku treni?

Makinisti Gjovalin Thana: Jo nuk e preku teni.

Blendi Fevziu: Çfarë viti ka qenë?

Makinisti Gjovalin Thana: Po tani, në kohët e demokracisë./tvklan.al