Kjo është Eriola Gucaj, vajza 4-vjeçare që u vra natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”. Një plumb gjatë fishekzjarreve të festës e ka goditur në kokë vogëlushen duke i prekur asaj një pjesë të trurit, gjë që e ka bërë të pamundur shpëtimin e saj. Në familjen Gucaj mbretëron dhimbja dhe vaji për vajzën e humbur. Prindërit e vajzës tregojnë se ata kishin vetëm 4 muaj që kishin ardhur nga Elbasani për të jetuar në Tiranë së bashku me fëmijët. Gëzimi i festave është kthyer në një tragjedi për familjen Gucaj./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora