Fjorald Zguro: “Pikjata e çmimeve të arit të zi në bursat ndërkombëtare nuk po reflektohet në tregun tonë të karburanteve. Siç shihet edhe nga kjo tabelë çmimet e karburanteve në tregun tonë vazhdojnë të kuotohen pranë vlerave më të larta të regjistruara gjatë ditëve të nxehta të kësaj vere.”

Përse çmimi i karburanteve vijon të mbetet i pa ndryshuar, fajin e kanë grosistët apo shteti.

“Shteti e ka ku marr vesh.”

“Edhe shteti duhet t’i shikojë një çikë këto aksistët apo ku di unë. Megjithatë unë shoh që këtu ka një abuzim.”

Këshilltarja e kryeministrit për ekonominë sqaron se qeveria nuk mund të ndërhyjë direkt në treg për të vendosur çmimet tavan të karburanteve.

Sazana Guxholli: “Nuk ka se si të ketë një çmim tavan, ku ky është një produkt i cili vjen nga tregu ndërkombëtar dhe kur në bursë ne e shohim se sa i luhatshëm është ai. Shteti pavarësisht se nuk ndërhyn dot direkt të vendosi çmimin me të cilën mund të shitet një mall apo një produkt. Sado strategjik dhe i ndjeshëm qoftë ai për xhepat e konsumatorëve. Shteti ka leva dhe mekanizma, mënyra indirekte me të cilat kontrollon dhe rregullon tregun në favor të konsumatorëve.”

Sipas zonjës Guxholli nuk është e tepërt që një situatë e tillë, kur çmimet nuk njohin ulje në tregun vendas. Të cilësohet si abuzive nga ana e tregtarëve të karburanteve.

Por importuesit e mëdhenj ia faturojnë një pjesë të fajit pikave të tregtimit të pakicës. Të cilat nuk janë elastike kur bëhet fjalë për uljen e çmimit të karburantit.

Gjok Uldedaj: “Nuk është treg i manipuluar përsa i përket pjesës së importeve. Ajo çfarë reflekton probleme edhe në këndvështrimin e konsumatorit është tregu i pakicës, i cili deri tani nuk është i kontrolluar. Pjesa e kontrolluar është 30% që janë kompani të lidhura, janë sh.p.k të lidhura SHA-të e importit.”

E në fund të fundit janë xhepat e konsumatorëve që ndjejën peshën e çmimeve të larta me të cilat përballen çdo ditë./tvklan.alGazetar: Fjorald Zguro