Shqipëria ka çmime të larta të karburanteve pasi mungon një ent që të rregullojë këtë sektor. Mjaft të ndjeshëm si për konsumatorin ashtu edhe për ekonominë në tërësi.

Të këtij mendimi janë specialistët e energjetikës, të cilët theksojnë se vendet të tjera kanë ngritur ente të veçanta për hidrokarburet. Të ngjashëm më atë të energjisë apo telekomunikacionit. Ent i cili do të kontrollojë çmimet duke  mbrojtur kështu konsumatorin.

Gjergj Simaku: “Në një ekonomi tregu nuk është faji i atij që fiton. AI që fiton në qoftë se e gjen një boshllëk të caktuar do ti rris çmimet sa të dojë nëse ka kërkesë në treg. Ne kemi një ligj por hidrokarburet që është i vitit 1998. Mirëpo në ligj nuk thuhet asnjë fjalë lidhur me konsumatorin. Nuk krijohet qoftë edhe një ent rregullator, i cili të rregullojë çmimet dhe të thotë hapur dhe troç pse duhet të ulen çmimet e naftës, dhe të vendosi një çmim tavan. Ndërkohë që ne jemi 30% prodhues të naftës që konsumojmë brenda vendit.”

Ndërkaq çmimet në tregut e pakicës vijojnë të mbeten të pandryshuara. nafta Euro Diesel është shitur sot 160 leke për litër.

Fjorald Zguro: “Kjo është hera e pestë që brenda një muaji televizioni Klan nëpërmjet kronikave televizive pasqyron çmimet e larta të karburantit në vend. Në një kohë kur në tregjet ndërkombëtare çmimi arit të ti është ulur me rreth 40%.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro