Nga 28 mijë maturantë në mbarë vendin rreth 19,700 kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike dhe private të vendit. Për herë të parë numri i aplikantëve në universitete ulet nën 20 mijë.

Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar: Kemi 19713 maturantë të cilët  e kanë shprehur dëshirën e tyre për të vijuar studimet në Shqipëri dhe kanë plotësuar formularin, është një shifër e mirë, një numër me vlera pak më të ulëta se viti i kaluar, por me përqindje minimale.

Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar, inxhinieritë dhe teknologjia e informacionit janë më të preferuarat e të rinjve.

Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar: Preferenca e të rinjve këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar është konfirmuar inxhinieria, teknologjia dhe IT, të cilat së bashku kanë rreth 27% të ndjekura nga shkencat mjekësore dhe infermieria me rreth 21.7% dhe në vend të tretë janë shkencat ekonomike, pak më shume se 16%, që është një ecuri e mirë. Por vetë IT do të thoja ka një ecuri akoma më të mirë sepse në grupin e degëve inxhinierike IT kryeson me rreth 13.9%-14%.

Maturantët që kanë degët me konkurs duhet të ndjekin faqet e universiteteve, sepse testimet mbyllen brenda datës 25 Gusht, ndërsa dhe më pas shpallen fituesit.

Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar: Renditja në tërësi të të gjitha programeve të studimit përfshirë edhe ato të me teste dhe konkurse do të bëhet publike në gatën 27 Gusht në portalin u-Albania, maturanti do të hyjë me ID te këndi i maturantit dhe aty do të shikojë të renditura të gjitha programet e  studimit ku ai ka aplikuar dhe juanë ato ngjyrat indikative e kuqja dhe jeshilja që tregojnë kush është fitues e kush jo.

Regjistrimi i fituesve të raundit të parë në universitet do të bëhet duke nisur nga data 30 Gusht deri më 13 Shtator.

Klan News