Uragani Irma ka gjunjëzuar Floridën ndërsa ka kthyer rrugët e Miami-t në lumenj. Sipas qendrës kombëtare të uraganeve, ishujt Naples  Marco do të përfshihen nga erëra ekstreme në orët në vijim. Irma, aktualisht një stuhi e kategorisë 3, ka sjellë erëra deri ne 120mph në jug përendem të Floridës.

Autoritetet thane se vendi po goditet nga momenti me i keq i stuhisë. Pa energji elektrike, zyrtaret e emergjencave po përdorin sistemet e vjetër radiofik për te komunikuar mes tyre.

Edhe zonat ku Irma nuk ka kaluar drejtpërdrejte po përballen me përmbytje dhe mungese te energjisë elektrike. Janë të paktën 1.5 milion familje që kanë mbetur pa energji elektrike.

Qytetet bregdetare të Floridës kërcënohen nga stuhitë furishme që priten në vijim. Niveli i ujit pritet t’i kaloje 4.5 metra në këto zona. “Kjo është situatë kërcënuese për jetën”, thanë autoritetet.

Uragani Irma shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe të paktën 27 viktima ne ishujt Karaibe./Tv Klan