I ndëshkuar rëndë deri në paralajmërim për shkarkim nga detyra. Kirurgu i njohur i veshkave Kastriot Dautaj, që nga viti 2006 ka vazhduar të operojë pacientë në sallat e spitalit Nënë Tereza. Do të mjaftonte qoftë edhe një rast i dytë denoncimi për këtë mjek dhe shkarkimi i tij do të firmosej urgjentisht nga urdhri i mjekut.

Din Abazaj: “Është konstatuar se ky ka shkelur një parim mjaft të rëndësishëm të kodit të etikës, të … që nuk e ka informuar të sëmurin përpara operacionit që veshja e saj do të hiqej ose mund të hiqej dhe nuk e ka informuar që është hequr veshka sipas pretendimeve të të sëmurës. Këshilli rajonal i Urdhrit të Mjekëve të Tiranës, e ka shqyrtuar me mjaft hollësi dhe përgjegjësi këtë rast  dhe kanë konstatuar shkelje të kodit të etikës të gjitha mjekëve dhe ka shkelur parimin e komunikimit dhe informimit të sëmurit dhe i ka dhënë ndëshkimin maksimal që mund të jepej për këtë mos komunikim. Një vërejtje me paralajmërim për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit.”

Ky është vendimi i pushimit të çështjes penale të ngritur ndaj mjekut Dautaj. Bashkë me këtë vendim të vitit 2006, në dosje janë dhe kartela mjekësore e pacientes që e akuzoi atë se i kishte hequr pa dijeninë e saj njërën veshkë.

Abazaj thotë, se Urdhri i Mjekut nuk është institucioni që zhvillon hetime zyrtare, si dhe shprehën dyshimin se ai është trajtuar si një rast i izoluar.

Din Abazaj: “Ne nuk hetojmë dhe nuk kemi struktura që rrimë ose mund ti survejojmë mjekët siç kanë survejuar këta që kanë të gjitha strukturat  e nevojshme për të kapur një rast të tillë. Ne na bën përshtypje që janë përqendruar vetëm tek një mjek dhe si ka mundësi që të jetë një rast izoluar praktikisht.”

Dosja e mbyllur e Zyre Agos do të rihapet dhe akuza për trafik të organeve ndaj kirurgut Dautaj pritet të ringrihet sërish. Mësojmë se një veshkë kushton 80-100 mijë euro, të gjitha dokumentet që flasin për transaksione bankare të sekuestruar në banesën e tij janë në proces verifikimi.

Bashkë me dokumentacioni që flasin për shumë marramendëse parash të përfituara nga puna e kirurgut, prokurorët do të kërkojnë për ballafaqim dokumentacionin nga spitali “Nënë Tereza” të të gjitha operacioneve të të 6 muajve të fundit që mbajnë emrin e kirurgut.

Deri tani janë faktuar me përgjime ambinetale dhe filmime 7 raste të mitmarrjeve. Pas dy ditësh ai do të dërgohet në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani