Teksa ndodhemi në natën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimri ka filluar të njohë pak më shumë vajzat konkurrente, për të pasur një pasqyrë më të qartë se kë pëlqen më shumë e kë më pak.

Gjatë takimit në mëngjesin e organizuar në oborrin e vilës së tij, biznesmeni 33-vjeçar ftoi Flavian në një bisedë larg syve të konkurrenteve të tjera.

Duke e cilësuar si një vajzë elegante dhe seksi, Saimiri shprehu dëshirën për të mësuar se çfarë e tërheq Flavian te një mashkull.

Ndërkohë, bukuroshja nga Fieri theksoi se i pëlqen kur një djalë e bën të qeshë dhe kalon bukur me të.

“Unë jam një tip që dua të qesh sa më shumë, kështu që nëse më bën të qesh dhe nëse unë ndihem vetvetja pran tij atëher është përfekt”, thotë Flavia.

Më tej, Saimiri i thotë se dëshiron ta njohë pak më shumë nga afër pasi i duket sikur vajzat e tjera i kanë zënë vendin.

“Flavia të zgjova ty, që të jem pak më shumë me ty sepse më bën përshtypje një vajzë simpatike, elegante, seksi le të themi. Doja të të njihja pak më nga afër sepse vajzat e tjera janë pak më të hedhura dhe më duket sikur të kanë zënë vendin”, i thotë ai.

Ndërkohë, Flavia shprehet se po rri në qetësi në mënyrë që ta analizojë Saimirin.

“Thjesht po rri pak në atë qetësinë time, po të analizoj, mos mendo se ke shpëtuar se nuk kam për të të lënë rehat aq shpejt sa mendon ti”, i përgjigjet ajo duke qeshur.

Në fund të bisedës Flavia e kap Saimirin nga faqet dhe e puth./tvklan.al