Pjerin Ndreu është drejtori i pestë, në rang drejtor qarku, që përfshihet në valën e ndryshimeve dhe ndëshkimeve në polici, në dy muajt e drejtimit nga Igli Toska. Megjithësë dorëheqje, largimi i Ndreut, ishte përfolur prej javësh në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Në dy muaj kanë ndryshuar pothuajse të gjithë oficerët e antikrimit dhe rendit sëbashku me disa shefa komisariatesh në drejtoritë Vlorë, Tiranë, Korçë dhe Berat. Ndërsa ish-kreu i policisë së Vlorës, Neritan Nallbati, dhe ai i Beratit, Ilirian Dida, megjithëse me gradë dhe funksion të lartë policor, u shkarkuan nga policia si të inkriminuar. Ilirjan Zylyftari u detyrua gjithashtu të zbriste nga detyra e shefit të interpolit në pritje për t’u emëruar si pedagog në Akdeminë e Rendit. Pas emërimit si ministër të Igli Toskës, priten dhe të tjera ndryshime në ministri dhe në rrethe, të cilat do të përkojnë dhe me analizat e punës së Drejtorisë së Policisë dhe drejtorive përkatëse në Ministrinë e Rendit./tvklan.al