Dimitri Kuleba nuk do të jetë më ministër i Jashtëm i Ukrainës. Ai është anëtari i fundit i profilit të lartë i kabinetit të Presidentit Volodymir Zelenski që jep dorëheqjen, duke i hapur rrugë kështu një riorganizimi të kabinetit qeverisës gjatë javës.

Të paktën gjashtë zyrtarë ukrainas, duke përfshirë anëtarë të kabinetit, kanë dhënë dorëheqjen nga pozicionet e tyre, duke lënë bosh disa nga vendet kryesore të qeverisë, duke përfshirë postin e ministrit strategjik të industrisë, përgjegjës për prodhimin e armëve apo edhe atë të ministrit të Drejtësisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se institucionet shtetërore përfshi edhe përbërja e qeverisë “duhet të konfigurohen në mënyrë që Ukraina të arrijë të gjitha rezultatet që kërkohen”.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur Rusia ka ndërmarë një valë të re sulmesh ndaj Ukrainës, të cilat në orët e para të së mërkurës nuk kursyen as qytetin e Lviv në kufi me Poloninë në perëndim.

Si pasojë sulmeve me raketa hipersonike shtatë persona humbën jetën, tre prej tyre fëmijë.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu mbi kryeqytetin, Kiev, herët të mërkurën, ndërsa mbrojtja ajrore u përpoq të rrëzonte raketat ruse.

Ushtria ukrainase tha se i gjithë vendi është vendosur nën një alarm ajror.

Një ditë më parë 51 persona u vranë nga sulmet ajrore ruse në qytetin e Poltava, në atë që njihet si sulmi më vdekjeprurës që nga nisja e pushtimit të ukrainës rreth 2 vite e gjysmë më parë.

Tv Klan