Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Farcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë po hetojnë raportet mbi një varrez masive pranë qytetit të Pejës. Bëhet fjalë për 350 trupa që mund të jenë varrosur atje. Forcat e KFOR-it kanë rrethuar vendin por nuk bëjnë të ditur numrin e trupave që janë gjetur në këtë varrezë masive. Nëse të dhënat janë të sakta, kjo do të jetë një nga varrezat më të mëdha masive të zbuluara në Kosovë./tvklan.al