Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Për të marrë fotokopjen e tezës së konkurrimit, në fakultetin e Ekonomikut duhet të paguash 300 lekë të reja. Dekani i fakultetit Dhori Kule shpjegon se shifra është e arsyeshme.

Dhori Kule:- “Nesër fillon duke fotokopjuar dhe çelësin, vijnë kandidatët, shohin testin origjinal, u bëhet fotokopja dhe kuptohet ky shërbim ka një pagesë, kjo pagesë kushtonte rreth 500 lekë, ne e vendosëm 300 lekë të reja, nuk besoj se do të ketë ndonjë shqetësim. Në qoftë se ndonjëri nuk ka para për të paguar atë 300 lekëshin, do të gjejmë një mundësi t’ia japi dhe pa lekë”.

Sot ka qenë dita e konkurrentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe asaj Mekanike. Konkursi ka nisur në orën 10:30 të paradites. 869 konkurrentët e Inxhinierisë së Ndërtimit garuan për 118 vende në Pallatin e Kongreseve, ndërsa 13 do të jetë kuota dytësore me pagesë.

Tek korpusi i Universitetit të Tiranës në degën e Inxhinierisë Mekanike konkurruan 270 vetë, ndërkohë që raporti i pranimit në fakultet është 1 me 6./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini