Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Biblioteka më e re e Fakultetit Ekonomik, do të mbajë emrin e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë Josef Limpreht. Me këtë rast në bashkëpunim me ambasadën amerikane, dekanati i këtij fakulteti organizoi gjatë paradites ceremoni inaugurimi, ku merrte pjesë nëna dhe e shoqja e ish-ambasadorit, zonja Nensi Limpreht.

“Jam shumë e lumtur që Universiteti i Tiranës nderon kujtimin e tim shoqi, duke i vënë emrin e tij, kësaj biblioteke. Ky shtet e ka nderuar Josefin në shumë mënyra. Ndërkohë gëzohem kur shoh, se vetëm një vit pasi kthehem në Shqipëri shoh kaq shumë ndryshime. Natyrisht ndryshime për mirë”.

Ndërtimi i bibliotekës së re të Fakultetit Ekonomik, u financua nga fondacioni SOROS dhe vetë familja Limpreht dhe ka një kapacitet fondi prej 40 mijë librash./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka