Lajme Arkiva 2003

Këto kukulla nuk janë pjesë e ndonjë spektakli për fëmijë, por një nga punët artistike që do të paraqiten në Bienalen e Dytë të Tiranës e cila do vetëm pak ditë që të çelet. Puna për instalimet e para të objekteve artistike ka nisur dhe deri më tani kanë mbërritur në tiranë rreth 15 artistë pjesëmarrës.  

Ata janë vendosur në disa nga sallat kryesore të Galerisë së arteve, ku dalë ngadalë por realizojnë objekte nga më të çuditshmit dhe me përmasa të llojeve të ndryshme, ku edhe materialet e përdorura përbëhen nga gjithçka si hekur, xham, plastikë, kashtë, copë e mjaft të tjera.

Edi Muka: Volumi i punës është në kulmin e tij në këto ditë për arsye se grupet e artistëve kanë filluar të mbërrijnë dhe me qëllimin e realizimit të projekteve të tyre, pranë administratës që në ndryshim nga dy vite më parë ka marrë përsipër realizimi e projekteve në shkallë të madhe. Bëhet fjalë për instilacione në përmasë të madhe që do të shtrihen në hapësirat e Galerisë Kombëtare dhe të Muzeut Historik Kombëtar dhe gjithashtu disa ndërhyrje që do të jenë në hapësirën publike të qyteti të Tiranës.

 Nga dita në ditë, numri i artistëve që mbërrijnë sa vjen dhe shtohet dhe deri në datën e inaugurimit të saj 18 shtator gjithçka pritet të jetë gati për publikun e gjerë, në këtë  bienale pritet të marrin pjesë mbi 100 artistë dhe ajo do të qëndrojë e hapur deri në datën 25 tetor./tvklan.al