Në fshatin Romës të Vlorës, rreth 40 m larg vendit ku dy ditë më parë një bari gjeti një kokë njeriu të dekompozuar, banorët kanë gjetur pjesë të tjera të skeletit. Sipas burimeve nga policia e Vlorës bëhet fjalë për skeletet e këmbëve. Gjymtyrët u gjetën së bashku me çizme llastiku.

Dyshohet se viktima mund të jetë ndonjë banor i Tepelenës, për këtë arsye i është kërkuar ndihmë policisë së Tepelenës  për personat e zhdukur.

koka vlore

Mesditën e të martës, rreth orës 13:55, një bari gjeti mbetjen e dekompozuar të kokës së një njeriu, ndërsa më pas njoftoi policinë. Ai ka rrëfyer se kishte gjetur kokën kur ishte duke ecur në këtë zonë, ndërsa ajo ishte e pa groposur.

“Isha duke ecur, për të shkuar në fshat, kur papritur pashë kokën. Ishte e pambuluar dhe e pa groposur. Lashë dikë aty që të mos e merrte ndonjë qen kokën dhe njoftova policinë”

Për të sqaruar rrethanat, policia ka dërguar mbetjen e kokës, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar kohën e vdekjes së personit si dhe shkakun e mundshëm të vdekjes./ tvklan.al

/ tvklan.al

 

Lajmi në përditësim…