Lajme Arkiva 2003

Vazhdon turi elektoral i Partisë Lëvizja e Legalitetit, kryetari i saj Ekrem Spahiu sot ishte në Lushnjë dhe në Mirditë, për t prezantuar kandidatët e saj në të gjitha njësitë vendore.

Sipas Spahiut PLL po gjen përkrahje dhe mbështetje nga jugu në veri, se shqiptarët duan një qeverisje ndryshe dhe këtë e gjejnë te partia Lëvizja e Legalitetit.

Ndërsa kryetari i Ballit Kombëtar Shpëtim Roqi ka qenë dje në Fier për të prezantuar kadidatët e ballit dhe minibashkitë e këtij rrethi. Partia e ballit nuk ka vendosur kandidatë për kryetar bashkie në Fier.

Në këtë takim Roqi ka ngritur problemin e çamëve dhe ka kërkuar që parlamenti të mbajë një qëndrim për çështjet çame./tvklan.al