Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Familja Iljazi ka nisur vajin për nipin e saj Ervin Dervishin, që humbi jetën ditën e diel gjatë shërbimit ushtarak në Irak, në një pritë të ngritur nga militantë irakianë. Gjyshja, dajat dhe të afërmit e tjerë të 21-vjeçarit Dervishi, i cili prej 5 vjetësh jetonte së bashku me prindërit dhe vëllain e tij më të vogël në Dallas të SHBA, vajtojnë humbjen e Ervinit.

Iliri, kushëriri i parë i Ervinit tregon, se vetëm tre ditë më parë iu kishte telefonuar dhe kjo ishte hera e parë dhe e fundit që prej një viti që ai kryente shërbimi në Irak.

Gazetarja: keni folur gjatë kësaj kohe në telefon me atë?

Iliri:- “Po me njerëzit e shtëpisë ka pas fol vazhdimisht, kurse me ne është lidhur para tre ditësh për herë të parë është lidhur në telefon me Shqipërinë. Ka folur me të gjithë të afërmit. Qe si një parandjenjë e atij, nuk e di si ta them, ka komunikuar me të gjithë. Kishin bërë plan me ardh nga Prilli, pasi të kthehesh me pushime, do vinin në Shqipëri, me gjithë të atin, me Kujtimin. E kishte marrë malli shumë edhe nga biseda që kam bërë”.

Gazetarja: Kush ishin fjalët e tij gjatë bisedës telefonike?

Iliri:- “Kishte shumë mall, me zor po priste që të kthehej dhe të vinte dhen Shqipëri. Këto kanë qenë fjalët që ka komunikuar me të gjithë të afërmit që ka marrë në telefon. S’qe kismet”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka