Pamje të tmerrshme janë filmuar në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku llava e vullkanit ka avancuar në brendësi të qytetit.

Vullkani i Kilauea ka shkatërruar tashmë 35 shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa 1700 qytetarë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Vullkani shpërtheu të enjten duke lëshuar llavë dhe gaz toksik në të gjithë ishullin.

Rrugët, shtëpië, pemët e makinat janë nën “pushtetin” e llavës përvëluese të vullkanit. Video më e fundit tregon se llavën duke përparuar drejt një makinë e parkuar në anë të rrugës. Më vonë automjeti shpërthen në flakë duke u shkrumbuar tërësisht. /

tvklan.al