Reshjet e shiut me intensitet të lartë për disa minuta kanë sjellë probleme në lëvizjen e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.

Shkak u bë bllokimi i pusetave dhe kolektorëve pasi prurjet ishin të shumta. Menjëherë për situatën bashkia e Lezhës mori masa për zhbllokimin e tyre dhe normalizimin e situatës.

Gazetari i Klan News Martin Marku ka siguruar pamje nga qyteti i Lezhës mëngjesin e sotëm:

/tvklan.al