Një adoleshent është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Milot. I plagosuri është 15-vjeçari B.H., i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, i mituri dyshohet se e kishte gjetur në rrugë pistoletën tip TT dhe e kishte marrë në banesë.

Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht u vetëplagos në këmbë. 15-vjeçari po merr mjekimin nga mjekët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit. /tvklan.al