Rusia do i rikthehet prodhimit të raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Vendimin e bëri të ditur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili në një videomesazh e konsideroi këtë, një kundërpërgjigje ndaj të njejtit hap të hedhur nga Shtetet e Bashkuara pak vite më parë.

Sipas Putinit, Shtetet e Bashkuara për më tepër kanë nisur të përhapin këto sisteme raketore për stërvitje në Danimarkë, duke i sjellë kështu në Europë, por edhe në Filipine në Azi.

Mes Uashingtonit dhe Moskës ka patur një marrëveshje të nënshkruar në 1987-ën mes presidentëve respektivë të asaj kohe, Regan dhe Grobaçov për ndalimin e prodhimit të këtyre raketave. Por palët nuk e rinovuan më në vitin 2019 pas akuzave nga Shtetet e Bashkuara se Rusia kishte shkelur disa pika të marrëveshjes, akuza të cilat Moska i refuzoi.

Ky hap hidhet nga rusët në një moment kur kërcënimet bërthamore nga Moska ndaj perëndimit janë të shpeshta për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe zërave për dërgimin e ushtarëve të NATO-s në Ukrainë.

Tv Klan