Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministri i Gjeorgjisë, është zotuar t’i japë 8.4 milionë Paund ekipit kombëtar pasi mundën Portugalinë në Euro 2024. Gjeorgjianët fituan me rezultatin 2-0 dhe arritën të kualifikoheshin në fazën me eliminim direkt. Tashmë ata duhet të përballen me Spanjën.

68-vjeçari Ivanishvili ka thënë se do t’i japë 8.4 milionë Paund të tjera nëse skuadra mund “Iberikët”. Mision i vështirë, por jo i pamundur duke patur parasysh edhe motivimin e lojtarëve.

Ivanishvili themeloi partinë politike Ëndrra Gjeorgjiane dhe u bë kryeministër në vitin 2012. Ai tha se fitorja kundër Portugalisë është historike.

Ivanishvili pavarësisht se ka lindur në Gjeorgji, e ka vendosur pasurinë në Rusi në vitet 1990. Pasuria e tij përllogaritet rreth 3.87 miliardë Paund nga Forbes.

Ai hoqi dorë nga posti i kryeministrit vetëm 1 vit pasi e kishte marrë detyrën, megjithatë ende ka influencë në partinë që qeveris vendin dhe është kryetar nderi i saj.

Në Prill, shumë lojtarë që luajnë në Euro 2024, folën kundër partisë së tij pas ligjit për agjentët e huaj. Ky ligj në fakt krijoi shumë protesta në Gjeorgji.

Kujtojmë se Gjeorgjia merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian dhe do të përballet me Spanjën në Këln më 30 Qershor./tvklan.al