Anëtari i grupit humoristik “Stupcat” Osman Azemi, ka bërë humor me thirrjen e ministres së Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, për të kursyer energjinë elektrike.

Azemi tha se i ka humbur shkrepësja dhe se nuk po mundet ta ndezë një qiri që të kursejë rrymën. E për ta xhiruar videon, hap derën frigoriferit!

“Mirëmengjësi të gjithëve, se më ka humbur shkrepësja e nuk po e ndez një qiri me kursyer rrymën, e hapa frigoriferin. Ju bëj apel ta kursejmë rrymën se jemi para bankrotit, ju lutem ta kursejmë rrymën, bojlerin e gjërat tjera. Edhe frigoriferi më paska mbetur thatë, po e mbyll se edhe ftohtë kam se ka qëlluar ky frigorifer i madh”, tha aktori ndër të tjera./tvklan.al