Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Aplikohet një rregull i ri për vizat greke. Ka disa ditë që në fasadën e Konsullatës Greke në Gjirokastër, është afishuar njoftimi më i ri në gjuhën shqip dhe greqisht, që njofton kushtet e reja pë rata që do të pajisen me viza një vjeçare. Kushti më absurd është ai që me vizë një vjeçare, afati i qëndrimit gjithsej me ditë në Greqi kufizohet 99 ditë gjithsej. Kjo gjë i ka befasuar emigrantët e pajisur me viza nja vjeçare vite më parë të cilëve u kanoset fshesa e famshme brenda tre muajve.

Këtë rrezik e konstatuam në pikën kufitare të Kakavijës, ku ballafaqohesh me raste kthimesh emigrantësh, që disponojnë viza një vjeçare. Arsyeja sipas tyre mbetet rregulli i fundit i qëndrimit total 99 ditësh në Greqi./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti