Kryeqyteti këtë muaj është përfshirë nga vala e festave. Këta vogëlushë kanë festuar ditën e përfundimit të abetares. Për 7 muaj, dy klasat e para të shkollës private 8-vjeçare “Univers” , kanëmësuar shkrimin e 36 shkronjave përfshirë në abetare. Përpara se të marrin në duart e tyre leximin, ata kanë dëshirë t’u tregojnë prindërve, por dhe mësuesve se çfarë kanë mësuar deri tani.

E veçanta e kësaj ceremonie, në këtë shkollë qëndron tek recitimet e nxënësve në gjuhë të huaja si anglisht dhe italisht. Nxënësit e kësaj shkolle private marrin njohuri dhe në këto dy gjuhë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti