Kryeministri Edi Rama e quan një kapitull të ri në qeverisjen e BE, rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Europian.

Përmes një postimi në “X”, Rama shkruan se pret me padurim të punojë me Presidenten e KE, për ta integruar më tej Shqipërinë e rajonin në Union.

Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s. Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan kreu i qeverisë.

Von Der Leyen mori sërish drejtimin e KE-së edhe për 5 vite të tjera. Tanimë pritet që ajo të të paraqesë edhe përbërjen e Komisionit të ri Europian.

/tvklan.al