Vrasja në fshatin Zhapokikë 2 në Memaliaj ka ndodhur për një gardh ndarës së dy pronave mes viktimës dhe komshiut të tij. Sipas hetimeve të policisë, rezulton se 72-vjeçari Faik Ajdini ka mbetur viktimë e goditjes me sëpatë në qafë dhe kokë nga fqinji i tij Berti Kanushi në fshatin e tyre pas mosmarrëveshjes.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit dhe ka arrestuar dy bashkëpunëtorët e tij në vrasje.

Skënder e Bledar Ajdini, babë e bir, kanë ndihmuar autorin e krimit për të zhdukur trupin e pajetë të Faik Hajdinit. Ata së bashku me Berti Kanushin e kanë transportuar në një humnerë dhe e kanë hedhur në një përrua, vend nga ku u gjet më pas nga policia.

72-vjeçari prej dy ditësh kishte humbur kontatet me familjen, dhe ishin këta të fundit që bënë denoncimin në Policinë e Memaliaj për zhdukjen e të afërmit të tyre.

Policia e Gjirokastrës po vijon hetimet dhe kërkimet për arrestimin e autorit kryesor të ngjarjes. 

Klan News