Një 72-vjeçar i identifikuar si Faik Hajdini u gjet i vrarë nga banorët e fshatit Zhapokikë 2 të Memaliajt. Pas raportimit në polici, kjo e fundit tha se hetimet çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Uniformat blu thanë në një komunikim zyrtar se janë në ndjekje të autorit, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur për shkak të veprimeve hetimore.

Ekspertiza paraprake tregoi se i moshuari ishte goditur mjet prerës në qafë dhe kokë. 


“Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij. Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.,” thuhet në njoftimin e policisë.

Tv Klan