Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ky është takimi i fundit të karrierës të gjyqtarit 46-vjeçar Luan Zylfo. Përfundimi i ndeshjes së djeshme mes Tomorrit dhe Partizanit me rezultatin 1-0 për Beratin është shoqëruar me vrasjen e presidentit të skuadrës së Beratit Ardian Çobo, ku aksidentalisht viktim e pafajshme ka rënë Luan Zylfo, arbitri i ndeshjes së djeshme dhe ka mbetur i plagosur Albano Janku.

Kjo është shtëpia e gjyqtarit Luan Zylfo, ku familjarët, miqtë e tij dhe gjithë shokët i lënë amtumirën figurës qëndrore të arbitrimit në Shqipëri në këto dhjetë vitet e fundit. 150 ndeshje të arbitruara, katër vjet gjyqtar i FIFA-s, gjyqtarë në ballkaniadën e të rinjve, simbol i njeriut të ekulibruar si në fushë edhe jashtë saj.

Zëvendës Ministri i Kulturës Rinis dhe Sporteve, Kreshnik Tartari lëshon mesazhin.

Kreshnik Tartari:- “Është me të vërtetë e papranueshme që një arbitër që vendoset për të gjykuar një ndeshje përball një publiku, një komuniteti sportiv të goditet. Është një apel që duhet të bëjë komuniteti sportiv, por jo vetëm komuniteti sportiv, që kjo dhunë duhet të ndalet përpara sportit”.

Nuk mjaftojnë mesazhet pas ngjarjeve të tilla. Apeli ndaj tyre vjen dhe duhet të dal nga çdokush./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti