Në një kohë që vazhdon takimet me aleatët e saj për kodin zgjedhor Partia Socialiste i ka bërë thirrje atyre ndërmjet sekretarit për çështjet ligjore Fatmir Xhafa, të dali në një koalicion të përbërë në zgjedhjet që priten të zhvillohen pas 10 muajsh.

Fatmir Xhafa: “Ne nuk i lutemi askujt, nuk i bëjmë presion askujt për të qenë pjesë e këtij bashkimi. Po ftojmë sinqerisht të gjitha forcat opozitare të bashkohemi në një front të përbashkët opozitar elektoral. Të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë dhe më shumë, është koha e bashkimit për fitoren. Bashkimin e forcave opozitare në një bashkim të madh të përbashkët nuk e do vetëm Sali Berisha, i cili mund të rri në pushtet ashtu siç erdhi, edhe erdhi në të nëpërmjet paaftësisë dhe përçarjes së opozitës”.

Xhafa është shfaqur i çuditur nga thirrja e një dite më parë e kryetarit të ligjvënësve demokrat Patozi, për të miratuar së bashku në sesionin e ri ligjin për prokurorinë. Sipas Xhafës reforma në drejtësi është më shumë se çështje numrash në parlament.

Fatmir Xhafa: “Se nuk e konceptojmë çështjen e reformës në drejtësi si çështje numrash, si çështje aritmetike. Ne e konceptojmë nevojën e bashkëpunimit për të debatuar, për të diskutuar, për një vizion të ri, për një reformë cilësore në sistemin e drejtësisë”.

Nënkryetari i komisionit të ligjeve, zoti Xhafa e ka parë të udhës të theksoj se PS ishte ajo që iniciojë kryerjen e reformës në drejtësi, por që sipas tij kjo reformë mund të bëhet vetëm me një debat gjithëpërfshirës të ekspertëve të fushës së drejtësisë./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator Ben Haxhiaj