Shpresat e Anglisë për t’u përballur me Spanjën pa Lamine Yamal për shkak të ligjeve të punësimit për minorenët në Gjermani duket se do të ngelen të parealizuara. Një ekpert i punësimit në shtetin gjerman shpjegon arsyet se përse tifozët spanjollë duhet të qëndrojnë të qetë.

Sipas legjislacionit gjerman për mbrojtjen e minorenëve në punë, ata mund të punojnë në orarin 18-20, ku përjashtim bëjnë atletët, që u lejohet të punojnë deri në 23:00. Finalja e madhe mund të shkojë përtej këtij orari, me Jamal që konsiderohet një nga futbollistët kyç të “Furisë së kuqe”.

Kishte spekulime se 16 vjeçari u zëvendësua nga trajneri De la Fuente për të shmangur ligjet e punësimit, por duket se veprimi i tij ka ardhur për ta mbajtur të freskët futbollistin. Eksperti gjerman i punësimit, Stephan Hinseln tha se për yllin e Barcelonës nuk ka rrezik.

“Kjo nuk do të thotë se stjuarti do të futet në fushë papritur e do ta nxjerrë Jamal jashtë, por me shumë mundësi gjoba do të ketë. Sa i përket shumës, varet nga autoritetet. Supozoj se federata spanjolle do ta paguante me qejf penalitetin nëse Jamal shënon gola dhe fiton finalen e Europianit për Spanjën”.

Shuma që intitucioni spanjoll i futbollit mund të dënohet, mund të shkojë deri në 30 mijë euro. Yamal shënoi një gol kundër Francës që ndihmoi “La roja” të siguronte kualifikimin në finalen e kompeticionit.

Klan News