Një varrezë e periudhës Mesjetare është zbuluar së fundmi në Forumin Bizantin të qytetit të Durrësit.

Ky zbulim erdhi nga ekspedita e katërt arkeologjike brenda dy viteve të fundit në këtë vend.

Sipas arkeologes Brikena Shkodra, dokumentimi i këtyre varreve, që datojnë nga periudha Mesjetare, sjellin informacione të reja, të cilat plotësojnë të dhënat e deritanishme që kanë qenë sporadike.

Për arkeologët qëllimi kryesor i ekspeditës është zbardhja e të dhënave se si ka funksionuar dhe është transformuar Forumi Bizantin gjatë periudhës së Antikitetit të vonë, nga shekulli VI deri në shekullin XIV.

Forumi Bizantin, i cili ndodhet në qendër të Durrësit, ka shërbyer si qendër për aktivitetet kryesore sociale, ekonomike, politike dhe tregtare gjatë antikitetit të vonë.

Tv Klan