Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Ndodhemi në ambientet e Fakultetit të Shkencave, ku është pozicionuar edhe qendra e votimit e zonës. Pas 15 minutash kjo qendër do të mbyllet sipas afatit të ri të vendosur që është ora 20:00, deri në këto momente që janë momentet e fundit nuk ka votues të pranishëm, rezultati i zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votime është 47%.

Komisioneri 1:- “Përqindja e pjesëmarrësve në votim është 47.9%”.

Gazetarja: Janë shfaqur probleme me listat, gjë që ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë?

Komisioneri 1:- “Probleme me listat ka, kryesisht në mungesën e personave në listë. Ka pasur raste që edhe nga familja e ndarë në njëri-tjetri, nëpër listat që kanë qenë, një pjesëtar familje është, disa nuk janë”.

Gazetarja: Ka pasur probleme me listat?

Komisioneri 2:- “Shumë probleme ka pasur me listat, nga një familje dy janë, tre s’janë, gruaja është burri s’është dhe s’kanë votuar fare”./tvklan.al