Dhjetëra të rinj prishtinas, por jo vetëm kanë marrë pjesë në audicionin e emisionit “Lider” të televizionit kombëtar Klan. Emocionet dhe ankthi i të panjohurës i kanë shoqëruar ata për minuta të tërë.

Derisa prisnin që të uleshin përpara jurisë të përbërë nga Mentor Nazarko, Ulpjana Lama dhe Baton Haxhiu. Juria nga ana tjetër, duket ta ketë pasur shumë më të lehtë.

Në auditor kishte mjaft të rinj të cilët që tani mund të konsiderohen të denjë për të marrë pjesë në këtë emision. Të paktën kështu shprehet Mentor Nazarko.

Mentor Nazarko: “Pra pamë të rinj që mendojnë, pamë të rinj që artikulojnë mirë mendimin e tyre kjo është shpresë dhënëse do me thënë. Për një rini që realisht është duke u formuar në një sistem arsimor që ka probleme të mëdha na periudha e okupimit.”

Disa nga pjesëmarrësit shpjegojnë arsyet që i shtyn ata të marrin pjesë në këtë audicion.

“Po është një mënyrë që ti mund ta promovosh veten dhe të afirmosh në aspektin e vlerave shkencore dhe jo në aspektin e vlerave të manipulimit qytetar dhe për të fituar atë që ti dëshiron.”

“Gara, sfida, paradoksaliteti mua më bëjnë të jem pjesë e këtij show ”

Emisioni “Lider”, një prodhim gjigand i televizionit Klan pretendon që të gjejë liderin e së ardhmes. Mbetet të shihet nëse ai ishte në audicionin e televizionit Klan në Prishtinë./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki