Me mijëra pelegrinë janë mbledhur në kishën e Shna Ndoit në Laç nën ritualin e përvitshëm.

Për 13 javë me radhë për çdo të martë besimtarë të feve të ndryshme nga çdo cep i vendit kanë marrë udhën duke iu ngjitur malit mbi qytetin e vogël ku ndodhet kisha e Shna Ndoit.

13 Qershori shënon të premten e 13-të të këtij rituali. Një natë më parë besimtarë të shumtë janë drejtuar kishës duke e kaluar gjithë natën aty.

Ata janë lutur për një jetë më të mirë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e shenjtë kishin ardhur me mijëra njerëz nga të katër anët e vendit.

Ata besojnë se kisha ka bërë mrekullia. Dikush thotë se është shëruar nga verbimi, dikush nga paraliza apo sëmundje të tjera që më parë nuk kishte gjetur shpëtim në vend tjetër.

“Jemi myslimanë dhe besojmë shumë”.

“Besoj shumë se këtu është mrekulli. Nuk është kisha e Shna Ndoit, por është mrekulli”.

Me lutje, uratë dhe qirinj të ndezur besimtarët rrëfehen para Krishtit për mbarësi në familjet e tyre.

Në fund askush nuk largohet pa dëgjuar meshën e shenjtë, e cila konsiderohet si fjala e Zotit./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni