Mijëra zjarrfikës po luftojnë me një zjarr në veri të Kalifornisë i cili është përhapur me shpejtësi.

Në një hark 24 orësh zjarri është dyfishuar në përmasa dhe deri më tani ka djegur më shumë se 350,000 hektarë në veri të kryeqytetit të shtetit Sacramento.

Temperaturat më të ftohta dhe ajri më i lagësht priten në rajon, duke ndihmuar potencialisht përpjekjet për të ngadalësuar përhapjen e zjarrit, i cili ende nuk është vënë nën kontroll.

Autoritet amerikane thonë se zjarri ka shkatërruar 134 ndërtesa.

Urdhrat e evakuimit dhe paralajmërimet janë lëshuar për shumë komunitete në disa qarqe të këtij shteti, duke përfshirë një paralajmërim për Paradise, qytet i cili u shkatërrua nga zjarri i vitit 2018, më vdekjeprurësi në historinë e shtetit.

Presidenti i SHBA Joe Biden është informuar për zjarrin dhe ka udhëzuar ekipin e tij të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbështetur përpjekjet për ta luftuar atë.

Por teksa zjarret vijojnë në SHBA tajfuni ‘Gaemi’ në Kinë ka vrarë deri më tani 12 persona.

Klan News