Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Rreth orës 15:00 flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e fundit të një ndërtese të ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, pranë shkollës së “Baletit” në Tiranë. Pas rënies së zjarrit tre makina të forcave të zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje.

“Tre zjarrfikëse ishte gjynaf, ajo s’ishte gradaçelë që të mos fikej. Se shumë veta, so është e diel, kanë ikur me pushime, mbrapa kishte rrezik që bëhej ndonjë diçka, kështu që ishte më se normale kjo”.

Flakët e zjarrit janë shuajtur në saj të ndërhyrjes së forcave të zjarrfikësve, por duke qenë se zjarri ka rënë në ndërtesën e ndodhur në papafingo, çatia është dëmtuar dhe si pasojë një pjesë e madhe e saj ka rënë. Poshtë katit të djegur ndodhet dhe një klinikë private si dhe shumë pranë ndodhet dhe ky pallat, banorët e të cilit ishin shumë pranë ndodhet dhe ky pallat, banorët e të cilit ishin shumë të shqetësuar./tvklan.al