Të paktën 8 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e zjarrit në një ndërtesë me zyra në Moskë. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Tass. Ndërkohë, raportohet për persona të tjerë ende të bllokuar brenda ndërtesës në Rusi.

Në këtë ndërtesë, vite më parë kishin zyrat punonjësit e Industrisë së Mbrojtjes, por që nga vitet 90’, i kishte kaluar privatit. Autoritetet thanë se 8 ekipe emergjence po punonin për të shpëtuar ata që ende ndodheshin të bllokuar në ndërtesë.

Ata shtuan se një 34-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 2 zjarrfikës gjithashtu po trajtohen për lëndimet e marra nga flakët. Zyrtarët e Ministrisë së Urgjencës thanë se mbi 100 specialistë dhe 2 helikopterë po punojnë për të shuar zjarrin./tvklan.al