Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vizita një ditore e çiftit Anan në pasditen e përfundimit të saj shënon ndarjen e axhendës së çiftit. Në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anan zhvillonte takimet zyrtare, gruaja e tij e shoqëruar nga Lidra Mejdani kanë vizituar të ardhurit në kampin e Pishinave.

Kjo vizitë duket e paralajmëruar për banorët e këtyre kampingjeve, pasi shumica e tyre kanë dalë jashtë për ta pritur zonjën Anan, e cila ka takuar nga afër të ardhurit dhe i ka pyetur për shqetesimet dhe shkollimin e fëmijëve. Ajo është ndalur në klasat ku po zhvillohet mesimi.

Pasi është përshëndetur dhe ka folur me ta ajo ka marrë dhuratë një pikturë të punuar nga vetë nxënësit. Më pas ka vizituar qendrën e rehabilitimit të vajzave ku ka pëlqyer punët e tyre. Pa ndonjë përshtypje të zonjës Anan ky është dhe momenti i fundit që duhej shënuar përpara largimit për në vendin e saj./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti