Janë të panumërta arsyet për të vizituar Shqipërinë dhe një prej tyre është fakti se është një ndër destinacionet më të lira. Revista spanjolle “20 minutos” ka renditur Shqipërinë mes 5 destinacioneve më të bukura të kaluar pushimet në vitin 2024. Ju mund të shijoni një verë relaksuese për rreth 40 Euro në ditë, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin lokal.

Sipas medias spanjolle, në vendet si Shqipëri, Greqi, Armeni, Sllovaki, Laos, shumica në Evropën Lindore, mund të shijoni pushime të paharrueshme pa shpenzuar shumë para. E vendosur në brigjet e detit Adriatik, në veri të Greqisë dhe përballë Italisë, për momentin pak udhëtarë njohin thesaret e mëdha që strehon. 

Ka shumë vende interesante, që nga Berati piktoresk, i vendosur mbi një kodër dhe i njohur si “qyteti i një mijë dritareve”, deri te riviera madhështore shqiptare, e krahasueshme me atë italiane, por shumë më e përballueshme. Turistët janë të entuziazmuar për shërbimin e mirë dhe ushqimin e freskët, të cilat mund të shijohen pranë një pamje mjaft panoramike. Dhe për më tepër, ai është plot me qytete të vogla simpatike që ia vlen të eksplorohen.

Klan News