Një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e huaja për goditjen e trafikut të qenieve njerëzoi çoi në nxjerrjen e 31 masave të sigurisë nga Prokuroria e Posaçme.

26 prej të cilave u ekzekutuan nga Policia e Shtetit, në mesin e të cilëve rezultoi të bashkëpunonte edhe një efektiv policie. 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tregoi se si zhvillohej skema e trafikut të shqiptarëve me dokumente të falsifikuara.

“Iknin me dokumente të rregullta nga Shqipëria dhe atje u dërgoheshin me postë dokumentet e falsifikuara”.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan vlera monetare, laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe sende e materiale të tjera.

Në këtë operacion morën pjesë edhe autoritete të huaja si Spanja, ku janë vënë në pranga edhe disa shtetas të tjerë, autoritetet italiane dhe ato kosovare.

Tv Klan